LIFESTYLE, 17 Shtator 2018, 22:57

Seldi e pranon hapur, zbulon çfarë ka ndodhur mes tij dhe Mimoza Shkodrës

Seldi e pranon hapur, zbulon çfarë ka ndodhur mes tij dhe Mimoza

Në spektaklin ‘Dance With Me’ në TV Klan, merr pjesë edhe këngëtari Seldi, i cili është përfolur shumë kohët e fundit për shkak të lidhjes së tij me Mimoza Shkodrën. Mediat kanë aluduar se lidhja mes dy këngëtarëve ka përfunduar.

Këtë gjë e ka pranuar vetë Seldi, Live në "Dance With Me".

I pyetur nga Alketa Vejsiu ai tha se gëzon respekt për familjen e Mimoza Shkodrës dhe për të, por ata nuk janë më bashkë. Seldi kështu ju ka dhënë fund thashethemeve për lidhjen mes tyre!