LIFESTYLE, 17 Shtator 2018, 10:23

Ja kush është reperi më i paguar, shuma e çmendur që merr

Ja kush është reperi më i paguar, shuma e çmendur që

“FORBES” publikoi listën e fitimeve të reperëve për këtë vit. Shifra të çmendura, por dhe surpriza.

Ndryshe nga ç’prisnim, nuk është Drake më i paguari.

Në krye të listës qëndron Jay-Z, i cili zbriti nga froni reperin e njohur Puff Diddy.

Jay-Z ka mbledhur 76.5 milion dollarë falë albumit ‘4:44’ dhe nga turneu botëror OTR II së bashku me gruan e tij ,Beyonce.

Në vend të dytë qëndron P.Diddy me 64 milionë dollarë të fituara përmes investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike.

Vendi i tretë shkon për Kendrick Lamar me 58 milionë dollarë të ardhura. Në vend të katërt renditet Drake me 47 milionë dollarë.