LIFESTYLE, 15 Shtator 2018, 22:56

U përfol se ishte shtatzënë, Afërdita Dreshaj jep lajmin e madh

Ashtu siç ndodh me çdo personazh VIP pas një dasme, menjëherë nisin thashethemet e lajmet për shtatzëni. Kështu ndodhi edhe me Afërdita Dreshajn e cila u kurorëzua në martesë në qershor me hokeistin çek Jakub Kindl. Muajin e kaluar portalet u mbushën me lajme mbi shtatzëninë e Afërditës, por si qëndron e vërteta? Këtë e ka zbuluar vetë modelja mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku pasi foli për dasmën madhështore, Afërdita kërkoi të jepte një lajm të madh.

“Afërdita a je shtatzënë?”, e pyeti Ermali. “Jo”, ishte përgjigja e menjëhershme e modeles duke shuar kështu të gjitha thashethemet.