LIFESTYLE, 17 Shtator 2018, 18:03

Aeroplani goditet nga tajfuni, piloti ia del ta ulë atë në tokë me sukses

Aeroplani goditet nga tajfuni, piloti ia del ta ulë atë në
Një video e publikuar në Facebook është bërë virale, duke marrë më shumë se 10 milionë shikime.

Videoja e publikuar nga Time News International, shfaq një aeroplan duke u rrotulluar në ajër, përderisa supozohet se një tajfun goditi Kinën. Sipas postimit në Facebook, kompania ajrore “Bejing Capital Airlines” e konfirmoi aksidentin, ku në total, ishin 166 pasagjerë në aeroplanë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Pas uljes në Aeroportin Shenzen, u bë një evakuim urgjent, ku mbetën pesë pasagjerë të lënduar, thuhet në postim. Videoja e publikuar në Facebook.