AKTUALITET, 20 Gusht 2021, 11:15

Sekretari amerikan i Shtetit telefonon Ramën dhe e falenderon për strehimin e afganëve

Sekretari amerikan i Shtetit telefonon Ramën dhe e falenderon për
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për ofrimin e ndihmës për strehimin e afganëve të rrezikuar nga ardhja në pushtet e talibanëve në Afganistan. Antony Blinken, ka telefonuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me operacionin për strehimin e afganëve. SHBA-ve dhe Shqipërisë në NATO. “Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO”-shkruan Blinken. Ndërsa Blinken e falënderoi personalisht nëpërmjet rrjeteve sociale, zyra e shtypit e DASH thotë se mes tij dhe Ramës është zhvilluar dhe një telefonatë mbi këtë çështje. “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken bisedoi dje me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan mbi ofertën e aleates së NATO -s, Shqipërisë, për të strehuar afganët në nevojë. Gjithashtu, sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”-thuhet në deklaratë.