AKTUALITET, 20 Gusht 2021, 09:23

I rrezikohej jeta nga Talebanët, aktivistja afgane mbërrin në Itali: Tani mbroni miqtë e mi

I rrezikohej jeta nga Talebanët, aktivistja afgane mbërrin në

Aktivistja e njohur afgane, Zahra Ahmadi ka zbarkuar në Itali.

Ajo është parë me vëllain e saj Ahmedin në Romë, ku bashkë me to, arritën dhe 200 afganë të tjerë.

32-vjeçarja ka shprehur të gjithë falenderimin e saj për Italinë, e cila i hapi dyert në këto momente të vështira që po përjeton Afganistani.

“Jam shumë e lumtur. Tani ndodhem në Itali dhe na mbrojnë miqtë tanë. Tani lutem për miqtë e mi në Afganistan, shpresoj që ato të jenë sa më mirë dhe të sigurt.

Zahra, ka pasur frikë të qëndronte në Afganistan, pasi sistematikisht ka protestuar kundër fondamentalistëve islamikë.