TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjisori i famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun.
Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021. Buxheti I përgjithshëm llogaritet në një miliardë dollarë.
Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar kur shpërtheu pandemia kjo e detyroi stafin ti ndërpriste ato për dy muaj.
Cameron duket i bindur e optimist duke u shprehur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme dhe filmi do të jetë gati fundin e dhjetorit 2021.
Ditët e fundit, produksioni i filmit postoi në rrjetet sociale një foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton doktoreshën Grace Augustine.
Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.