LIFESTYLE, 5 Qershor 2020, 17:13

FOTO/ Senatorja harron kamerën ndezur dhe fillon të zhvishet

Puna online gjatë pandemisë së COVID-19, përveçse ka pasur të mirat e saj, ka sjellë dhe shumë probleme. Një senatore në Meksikë ka rënë pre e problemve gjatë punës online.

Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç, ishte duke folur në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por ka harruar kamerën hapur dhe është zhveshur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka qenë duke diskutuar ndikimin e pandemisë koronavirus në ekonominë e vendit, por në një moment u shfaqe toples para kolegëve dhe gazetarëve. Pas këtij incidenti Micher ka kërkuar falje si kolegëve të saj, por dhe publikut. Në një reagim pas kësaj ngjarje, Martha u shpreh se nuk ka turp që ka treguar pjesët intime të trupit.