AKTUALITET, 15 Prill 2018, 20:14

Junaitid i dhuron titullin Mançester Sitit

Junaitid i dhuron titullin Mançester Sitit

Prej disa javësh titulli e kishte marrë rrugën drejt "Ettihad Stadium", por matematika e mbante ende pezull atë.

Këtë javë, edhe matematika u dorëzua dhe Mançester Siti shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë një ditë pasi mposhti 3-1 skuadrën e Tottenhamit në transfertë.

“Dhurata” i është bërë nga rivalët e Mançester Junaitid, që u mposht në shtëpi nga Uest Brom i vendit të fundit.

Rodriguez shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 73-të të ndeshjes, duke u dhënë miqve një trepikësh me mjaft vlerë në luftën për mbijetesë, megjithëse mbeten ende në fund të tabelës, ndërkohë që United, edhe pas kësaj humbjeje mban vendin e dytë në tabelën me 71 pikë, një më shumë se Liverpuli.

Top Channel