TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimet policore të Sarandës kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës,në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Sopik, Bashkia Finiq. Disa persona të paidentifikuar kanë braktisur 4 çanta. Nga kontrolli i çantave brenda tyre u gjetën 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.
Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.