TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Unioni Studentor shqiptaro-turk ka mbajtur ditën e sotme një marshim paqësor për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policië, mëngjesin e 8 dhjetorit. Në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale, ata kanë marshuar drejt Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Stamboll. Ata kanë mbajtuar foton e Rashës dhe pankarta në duar ku shkruhej: “Unë Jam Klodiani”.
“Unioni Studentor Shqiptar-Turqi organizoi diten e sotme, me date 14.12.2020, Marshimin Paqesor drejt Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Stamboll duke iu bashkuar keshtu levizjeve solidarizuese qe po behen cdo dite ne sheshet e cdo qyteti ne Shqiperi, por edhe atyre ne qytetet me kryesore te botes nga diaspora shqiptare, me qellimin e vetem per te rritur ndergjegjesimin ndaj respektimit te te drejtave themelore te njeriut dhe per te denuar terrorin dhe dhunen e ushtruar nga forcat e rendit. Falenderojme pjesemarresit dhe te gjithe ata qe shprehen mbeshtetjen e tyre virtuale per organizimin e kesaj veprimtarie ne pamundesi per te marre pjese si shkak i kufizimeve te vendosura ne kuader te mbrojtjes ndaj COVID-19″, thuhet në njoftim.