TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në programin televiziv “TG2 Post” të RAI 2 në Itali ku deklaroi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakoshme dhe se kriza e krijuar është artificiale.
“Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe që janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet, ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita.”, u shpreh Rama.
Por pas kësaj deklarate të menjëhershme kanë qenë reagimet e analistëve në studio. Alberto Negri u shpreh ndaj Ramës se duhet të marrë përgjegjësitë për ikjen e shqiptarëve nga vendi. “Çfarë po bën qeveria shqiptare për të përmbajtur këtë emigracion?”, i bëri pyetjen ai Ramës. Ai i kujtoi Ramës edhe hetimet ndaj Tahirit dhe u shpreh se kryeminsitri e njeh shumë mirë ish-ministrin e Brendshëm.
Biseda:
Negri: Ka dy gjëra një është ajo e korrupsionit dhe një ajo e narkotrafikut, dy miliardë euro në vit nga lekët e nakro-trafiqeve. Sot një ish-ministër i Brendshëm që e njeh shumë mirë edhe Edi Rama është akuzuar për këtë gjë. E dyta është kjo e popullsisë, ka 3 milionë banorë 1.5 janë jashtë vendit. Çfarë po bën qeveria shqiptare për të përmbajtur këtë emigracion?
Rama: Shqipëria nuk ka 3 milionë por 4.2 milionë. E dyta unë nuk njeriu i duhur nëse është e vërtetë apo jo. Pyesni policinë tuaj nëse nuk kemi bërë një spastrim apo jo të kanabisit. Nuk ka asnjë revolucion, është një revoltë e establishtentit të vjetër.
Negri: Establishment është edhe PS dhe duhet të marrë edhe përgjegjësitë e veta.