TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç natyrës, tradita e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë. Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km nga Korça, por kjo distancë e vogël ofron barriera të mëdha për drejtuesit e mjeteve.
Pas dimrit të ashpër, në rrugë duhej të ishin bërë edhe ndërhyrje për mirëmbajtjen nga firma kontraktore, por pavarësisht se TCH e ka sjellë në vëmendje këtë shqetësim edhe më herët, askush nuk u shqetësua për të përmirësuar situatën.
Gropat e pambushura, por edhe segmente të tëra të amortizuara, nuk kalojnë pa u vënë re nga syri i vizitorëve.
Fshati konsiderohet si një margaritar i vërtetë për atë çfarë natyra i fali, por edhe atë çfarë banorët kanë arritur të ruajnë, pasi ndryshe nga sa ndodh rëndom, këtu dora njerëzore nuk ka arritur të tjetërsojë asgjë./Top Channel/