TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komiteti Teknik i Ekspertëve për përballimin e pandemisë ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin në vend duke vendosur njëkohësisht edhe vijimin e mësimit online në universitete.
Kështu, mësimi online do të vijojë deri në një urdhër të dytë në varësi të situatës me koronavirusin.
“Siç e kemi thënë që po të kishim një vlerësim të masave me intensitet të mesëm mendojmë se mësimi në universitete, për shkak të situatës do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të dinamikës.
Masat e tjera, do të shikojmë nëse do të ndryshojnë numrat. Ajo që ne vazhdojmë të themi është se beteja me Covid nuk është thjesht spitalore.
Është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni të gjitha masat që i kemi thënë vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do të ndalojmë epideminë.
Jemi akoma ë kushte të llogaritura mirë që mund ta ndalojmë", deklaroi Mira Rakacolli.
Ndërkohë, Albana Fico shprehet se situata është me risk dhe se kërkohet një bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës dhe marrja e informacioneve nga institucionet zyrtare.
“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Siç kemi bërë me dije çdo ditë, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për shkak të rritjes së rasteve ditore.
Incidenca 301 persona për 100 000 banorë, mesatarja ditore e rasteve pozitive është 704. Dhe 2.1 për qind raporti i vdekjeve”, shprehet Fico.
Kjo e fundit theksoi se deri më tani rezulton se 52% e të prekurve janë gra dhe 48% burra.