TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me grabitjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në një karburant në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant.
Autori nuk ka mundur të marrë xhiron ditore mirëpo ka arritur që të godasë me një send të fortë punonjësin që ishte në turn.
Njoftimi i plote:
Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtesi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëhere në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.