AKTUALITET, 29 Gusht 2021, 13:04

Rritja e infektimeve me Covid-19, Albin Kurti anullon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rritja e infektimeve me Covid-19, Albin Kurti anullon vizitën në

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID 19, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.