AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 12:12

Deklarata e eurodeputetit, Vasili: PPE nuk bën kompromise me Ramën, u jep shembull atyre që mbyllin sytë para kriminalizimit të Kushtetutës

Deklarata e eurodeputetit, Vasili: PPE nuk bën kompromise me Ramën, u


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka përshëndetur deklaratën e eurodeputetit Michael Gahler duke falenderuar edhe vetë Partinë Popullore Europiane për mesazhin e qartë.

Vasili thotë se PPE flet për popullin shqiptar dhe u çjer maskën ndryshimeve kushtetuese të Ramës.

Sipas tij, PPE nuk bën kompromise me Ramën si disa të tjerë që mbyllin sytë para kriminalizimit të Kushtetutës së Shqipërisë. Duket se nënkryetari i LSI e ka me ndërkombëtarët që heshtën ditën e djeshme për ndryshimet kushtetuese ose që nuk i dënuan ato.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Faleminderit PPE garanci e palekundur e vlerave, themeleve dhe parimeve te Europes Demokratike.

Faleminderit PPE qe flet qarte per popullin shqiptar dhe jo per zuzaret e pushtetit.

Faleminderit PPE qe i tregon horrave te droges se kush jane vlerat e verteta te demokracise.

Faleminderit PPE, qe i çjerr masken ndryshimeve Kelliro-Kushtetutese te Rames dhe zorrave qorre.

Faleminderit PPE qe nuk ben kompromise me narkoshtetin e Rames por u jep shembullin edhe atyre qe mbyllin syte perpara kriminalizimit te kushtetutes.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.

Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.”