TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka lëshuar sot një mesazh të qartë për politikën, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, që ka mbledhur bashkë në selinë e Kryegjyshatës krerët e besimeve fetare në vend.
Kreu i shtetit nuk ka harruar të kujtojë edhe njëherë objektivin madhor të vendit, integrimin në BE.
“Qëllimi dhe objektivi madhor mbetet anëtarësimi në BE dhe duhet të punojmë për të hequr cdo pengesë sa më shpejt që frenon këtë ëndërr, që të mos na ikin të rinjtë e që ata që kanë ikur të kthehen sic shprehu besimin e tij Papa Francesku në vizitën e tij në Tiranë, që shqiponjat do të kthehen në shtëpinë e tyre”.