AKTUALITET, 13 Prill 2020, 12:59

60 vjeçari infektohet me koronavirus, rast i ri në Has

60 vjeçari infektohet me koronavirus, rast i ri në Has


ISHP njoftoi për një rast të ri me koronavirus sot në Has duke e çuar në 13 numrin total të të prekurve në këtë rreth.

Bëhet fjalë për një burrë 60 vjeç, i cili është kontakt i familjes me shtatë anëtarë që u konstatua me koronavirus disa ditë më parë.

Burri doli negativ në testin e parë, ndërsa ka rezultuar pozitiv në të dytin.

60 vjeçari është dërguar në Tiranë pas problemeve shëndetësore për shkak të koronavirusit.