AKTUALITET, 23 Gusht 2020, 16:21

Rritet bilanci i viktimave nga Covid 19/ Pesë të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri

Rritet bilanci i viktimave nga Covid 19/ Pesë të vdekur në 24


Pesë viktima dhe 152 raste të reja me Covid 19 u regjistruan sot në vendin tonë.Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se viktimat ishin pacientë të shtruar në dy spitalet Covid në vend.

Numri i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 250 persona që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 148 qytetarë, duke bërë që numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë të shkojë në 4332 persona.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 148 pacientë, 19 në terapi intensive, dhe 7 prej tyre gjenden të intubuar.

Pjesë nga deklarata:

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të jemi të kujdesshëm. Jeta është shumë e shtrenjtë për ta humbur, duke neglizhuar disa veprime të thjeshta, por që vlejnë shumë:

Ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive;

Vendosni maskën;

Evitoni grumbullimet;

Eleminoni eventet.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, IZOLOHUNI dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (23 Gusht 2020)

Testime totale 56057

Raste pozitive 8427

Raste të shëruara 4332

Raste Aktive 3845

Humbje jete 250 (Qarku Tiranë 120, Shkodër 35, Durrës 34, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)