AKTUALITET, 23 Gusht 2020, 15:51

Infektohet nga COVID-19 mjeku shkodran, shtrohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore (Emri)

Infektohet nga COVID-19 mjeku shkodran, shtrohet në spital në gjendje


Mjeku shkodran Eno Kanani ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po trajtohet me oksigjen.

Ndërkohë që ende nuk është futur në intubim, familja e tij po përgatitet për ta transferuar drejt Turqisë doktorin 42-vjeçar.

Ai është babai i tre fëmijëve dhe dyshohet se është infektuar në vendin e punës./bw