AKTUALITET, 23 Gusht 2020, 14:37

Në kamionin e drejtuar prej tij u gjetën gjashtë kg kokainë, shqiptari dorëzohet vetë në polici: Dua të vuaj dënimin

Në kamionin e drejtuar prej tij u gjetën gjashtë kg kokainë,


Ai kishte provuar të fshehë 6 kg kokainë në një fund të dyfishtë të bërë në panelet e dyerve të kamionit të tij.

Ndaluar në korrik 2019 në autostradën e Bolzanos, 46-vjeçari shqiptar banues në Como u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg.

Ndërkohë, ai ishte lënë arrest shtëpie në atë periudhë dhe kur karabinierët shkuan në banesë për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, shqiptari nuk u gjet.

Personi në fjalë, duke e ditur se ishte në kërkim nga karabinierët dje, u paraqit spontanisht në stacionin e policisë Corso Cairoli. Ai deklaroi se po kërkohej nga policia për të kryer dënimin prej rreth 4 vitesh burg.

Polici në shërbim pasi kreu verifikimet dhe e kuptoi se nuk kishte të bënte me një person problematik, mori masën dhe e ekzekutoi vendimin, duke deklaruar arrestimin.

Tanimë, shqiptari do të duhet të kalojë në qeli 4 vite, 2 muaj e 24 ditë burg.