TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liderët në Evropë dhe SHBA po bëjnë gjithnjë e më shpesh thirrje për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis shqiptarëve dhe serbëve, e cila do të garantonte paqen afatgjatë në rajon. Edhe liderët në Prishtinë dhe Beograd deklarojnë se shqiptarët dhe serbët, si dy kombet më të mëdha në Ballkan, janë përgjegjës për sigurinë dhe të ardhmen e tij.
Pak ditë më parë, në Vjenë të Austrisë u organizua një takim midis ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe përfaqësuesve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase, në atë takim, shtetet ballkanike përfaqësoheshin nga tre shqiptarë dhe nga tre serbë.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut përfaqësoheshin nga shqiptarët: Sokol Dedja (zv/ministër i Jashtëm); Dhurata Hoxha (ministre e Integrimit); Bujar Osmani (zv/kryeministër)
Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi përfaqësoheshin nga serbët: Jadranka Joksimoviç (ministre e Integrimit); Igor Crnadak (ministër i Jashtëm); Zoran Jankoviç* (zv/ministër për Evropën).
Sa i përket përfaqësuesit malazez, Jankoviç, nuk ka një informacion zyrtar që ai i përket etnisë serbe, por në mediat maqedonase raportohet për një fakt të tillë.
Ky përfaqësim dhe mbizotërim gjithnjë e më i madh i shqiptarëve dhe serbëve, në të paktën gjashtë shtete në Ballkan, tregon se marrëveshja e paqes midis dy kombeve është e pashmangshme dhe e domosdoshme.