AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 19:15

Rriten rastet e reja/ Italia nuk gjen qetësi, ja sa fatalitete ishin 24 orët e fundit nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali është vënë re një trend rritje porsa i përket nurmit të rasteve të reja me koronavirus.

Statistikat e fundit tregojnë se, në orët e fundit në vend kanë humbur jetën 21 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 182 raste të reja.

Ndërkohë deri më tani numri i vìktimave nga Covid 19 në Itali është 34,788 persona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është 240,760 persona.

Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 190,717 persona.