AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 16:15

Covid-19 kthehet te “Trauma”, infektohet infermieri

Covid-19 kthehet te “Trauma”, infektohet infermieri

Covid-19 është “futur” në një tjetër spital në Tiranë. Burime për Abc News bëjnë të ditur se, një infermier në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Infektimi i këtij të fundit ka krijuar shqetësim tek stafi dhe kanë kërkuar kryerjen e tamponëve.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy vīktima nga COVID-19 dhe 45 raste të reja.

Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend është përkeqësuar. Numri i rasteve të reja është rritur dhe fatkeqësisht edhe i humbjeve në jetë.

Ndërkaq, situata është e rëndë në ambientet spitalore në QSUT, ku në disa pavione ka një numër të madh stafi mjekësor, të cilët janë infektuar.

Mjeku hematolog Arjan Pushi humbi jetën ditën e djeshme, ndërsa prej ditësh ishte në gjendje të rëndë të infektivi pasi u infektua në pavionin ku ai punonte. Pushi shënoi edhe vīktimën e parë në vend nga Covid-19 tek bluzat e bardha.