AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 16:38

Në 24 orë katër vìktima në Maqedoninë e Veriut, shifra të larta të rasteve të reja me Covid

Në 24 orë katër vìktima në Maqedoninë e Veriut,

Në Maqedoninë e Veriut vijonë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e shëndetsisë në vendin fqinj, bën me dije se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë kornirmuar pozitivë me koronavirus 120 persona.

Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-64, Kumnaovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tertovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5 dhe Resnjë-5.

Ndërkohë sot Instituti Shëndetit Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar nga: Shkupi-17, Kumanova-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërçovë-1 dhe Resnjë-5.