AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 15:57

Rrëzohet nga lartësia e hotelit, gjen vdekjen 28-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet nga lartësia e hotelit, gjen vdekjen 28-vjeçari

Një djalë i ri 28-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia e një hoteli ku po qëndronte në kryeqytet.

Policia bën me dije se i riu me inicialet A.M kishte zënë një dhomë në një hotel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Por nuk dihen ende rrethanet se si ai ka rënë nga lartësia e hotelit. I riu ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Informacion paraprak

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.