TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Të gjithë shqiptarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë menjëherë, nëse rruga që kanë menduar të bëjnë nuk është emergjencë për ta apo për familjarët e tyre”.
Deklaratën e bën sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila me qëllim parandalimin e përhapjes së udhëzon të gjithë qytetarët të anulojnë udhëtimet.
Gjithashtu, MEPJ bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.
Për më tepër, një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë ndaluar kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre, si dhe qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
Sa i përket shërbimeve konsullore të nevojshme apo të emergjencës për të cilat qytetarët dëshirojnë të aplikojnë, MEPJ informon se qytetarët duhet të drejtohen në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO), në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun: https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/ dhe në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx
Për çdo informacion tjetër të nevojshëm,
MEPJ i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të kontaktojnë pa hezitim me Përfaqësitë e RSH-së në vendin ku ndodhen, në numrat e tyre të emergjencës.