TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë publikuar të dhënat e fundit për situatën nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave numri i të prekurve ka arritur në 59 duke u shtuar me 4 raste në 24 orët e fundit kur janë testuar 60 persona të dyshuar.
Tre nga rastet e reja janë nga kontaktet me të prekur. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.
Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:
Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 raste
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina). Prej tyre, 3 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve ndodhen në pavion në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në Spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.
Ministria e Shëndetësisë tha se vijon testimi i rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Ministria apeloi që qytetarët të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë numrin 127 kur kanë shenja të koronavirusit.