TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për “La Stampa”, Elisa Vicenzi, drejtuese e qendrës së kërkimeve në “San Raffaele” të Milanos thotë se koronavirusi i ri është inteligjent.
“Ai dobësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më pak ngjitës. Është e vetmja mënyrë e tij për të mbijetuar”, – thotë ajo, duke shtuar se pikërisht kjo e bën më të frikshëm virusin.
“Ata që e transmetojnë virusin edhe nëse nuk janë asimptomatikë, më shqetësojnë, për shkak se vazhdojnë ta përhapin atë”, – thotë studiuesja.
Ajo rrëzon pretendimet se virusi është një produkt laboratorik. Sipas saj, nuk ka një virus të ngjashëm.
“Origjina më e mundshme mbetet lakuriqi i natës”, – thotë ajo duke shtuar: “Virusi ka kaluar nga lakuriqi te një tjetër kafshë, përpara se të kalojë te njeriu”.
Përveç rregullave kryesore të higjienës, studiuesja këshillon që të mos kemi frikë. Sipas saj, frika është armik i shëndetit sepse gjeneron stres dhe dobëson sistemin imunitar.
Sa i përket ushqimit, duhen konsumuar ushqime me vitaminë C, D dhe B12. Po ashtu duhet zbatuar rregulli i pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë.