Por Frédéric Clowez, sekretari i përgjithshëm ka nënvizuar: “Kërkesa për azil dhe ankesa janë hedhur poshtë”.
“France 3” raporton përmes dokumentarit se që prej 2015 jeta e Bilbilit dhe Marjanës është shndërruar në makth të vërtetë.
Pas kërkesës për azil dhe ankesës së tyre, që të dyja të refuzuara, Marjana, Bilbili, dhe dy djemtë Cerili dhe Admiri u gjendën në fokus të detyrimit për tu larguar nga territori francez.
“Në Francë erdhëm me shpresë për një jetë më të mirë. Ajo që dua për momentin është mundësi që të qëndroj këtu dhe të vazhdoj jetën që e bënim paraprakisht në Francë”, shprehet Marjana.