AKTUALITET, 2 Prill 2018, 22:57

Paralajmërimi i fortë i analistit: Çfarë pritet të ndodhë para gjykatës ku do të dalin protestuesit e Kukësit

Paralajmërimi i fortë i analistit: Çfarë pritet të

I ftuar në emisionin ‘Opinion” Vangjeli tha se po projektohet një protestë para gjykatës e cila do të jetë e në përmasa të mëdha.

“Është projektuar një lloj proteste që do të bëhet para gjykatës që do të jetë masive dhe do të ketë një përshkallëzim të paparashikueshëm,” tha Vangjeli.

Dalja e 23 të shoqëruarve nga policia para trupit gjykues pritet të dalë dy ditët në vijim, e ndërsa opozita mbrëmjen e sotme ka vendosur që të bojkotojë komisionet dhe të nisin mosbindjen civile.