AKTUALITET, 3 Prill 2018, 08:10

Aksident në rrugën Elbasan-Tuneli i Krrabës, përmbyset makina (FOTO)

Aksident në rrugën Elbasan-Tuneli i Krrabës, përmbyset

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Siç bëhet me dije, dy makina janë përplasur në vendin e quajtur Mamël, ku njëri prej makinave është përmbysur pas përplasjes.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.