As ministrat e Edi Ramës nuk i kanë dalë në krah kryetarit të qeverisë, pasi kanë frikë se damkosen si antishqiptarë.
Ky ishte qëndrimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për taksën në Rrugën e Kombit. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e PD-së, Kryemadhi u shpreh se opozita nuk do të ndalet derisa të rrëzojë nga pushteti kryeministrin. Madje Kryemadhi është shprehur se dje Rama është qaurravitur, duke shtuar se një “i çmendur” si ai nuk mund të zhdukë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kryemadhi: Ne nuk ndalemi. Do t’i shkojmë deri në fund derisa Rama të iki. Të ecim të gjithë përpara bashkë. Sa më të fortë të jemi ne, aq më i mbaruar është Rama. Ju e pate si qau dje. Rama një frikacak. E kanë lëshuar të gjithë njerëzit e tij. Keni parë ndonjë ministër socialist që të dali ta mbroje? Asnjë! Sepse askush nuk do të bëhet palë dhe të marrë damkën e antishqiptarit. Kuksianët na dhanë një mësim të paparë, që ne të mos ndalemi më. Detyrimi ynë moral t’u qëndrojmë në krah dhe t’u japim më shumë forcë. Nuk mundet që një i çmendur si Edi Rama të zhduki shqiptarët. Duhet të ndajmë mendjen të gjithë. Ku i kemi dhe ku nuk i kemi njerezit. Sot kemi vetem një merak: të rrëzojmë këtë përbindësh që po i merr frymën vendit. Une jam gati dhe siç jam unë gati dhe deputetet e lsi janë gati.