AKTUALITET, 12 Dhjetor 2018, 15:41

Rrëfen pedagogia, Rama më kërcënoi në telefon: Je me mua apo me Lulin?

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka treguar kërcënimin që ka marrë në telefon dy ditë më parë prej kryeministrit, i cili e ka pyetur: “Me kë je, me Lulin?”.

“Më kërkoi dialog. Por i them dialogu është në dy sheshe”, deklaroi Kuçana.

Më tej, në protestën e ditës së sotme ajo ka shtuar:

“Nuk më intimidon dot as kryeministri as askush tjetër. Jam këtu për mbrojtjen e Kauzës së studentëve që vajza ime të rritet në Shqipëri.

Nuk vij për pushtet por shtet ligjor. Nëse do kisha dashur do isha përfshirë me kohë por kam qëndruar mbrëmë deri në 1”.