TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ina Zhupa zëdhënësja e PD-së ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare“, ku mes të tjerash ka folur edhe për deklaratat e saj kundër ish-ministrit Tahiri.
Zhupa është shprehur se prindërit e saj kishin frikë për të kur ajo lëshonte deklarata të forta kundër Tahirit, pasi ai ishte një person i plotfuqishëm në ministrinë e Brendshme.
Pyetjes “Si e priti familja juaj faktin që u bëtë pjesë e PD-së?”, Zhupa i është përgjigjur:
“Ishin të lumtur që po bëja gjënë që doja. Ata kanë qenë përherë në krahun tim, në zgjedhjet që kam bërë. Prindërit patjetër që kishin atë merakun, se duke qenë vija e parë mund të rrezikoja në kuptimin e kërcënimeve. Se politika shqiptare po luftonte me kriminelet në parlament, ishte koha që kërkohej ligji i dekriminalizimit p.sh. Mund të kujtoj kur unë kam dalë në deklarata të forta kundra Sajmir Tahirit kur ai ishte ende i plotfuqishmi i ministrisë së Brendshme, prindërit kishin një farë frike për mua. Megjithatë mbi frikën ka dominuar përherë krenaria që kanë për mua dhe lumturia që më shohin mirë.”