LIFESTYLE, 17 Nëntor 2018, 12:07

Oriola Marashi na paska gënjyer të gjithëve!

Të gjithë menduam se kishte vendosur të ndryshonte përfundimisht pamjen duke u bërë bjonde, por Oriola Marashi na paska gënjyer.

Pas fotove magjepsëse me flokët e shkurtër bjondë duket se modelja e njohur ka vendosur t’u rikthehet sot sërish flokëve të saj natyralë.

Në foton e postuar pak më parë në Instastory ajo duket me flokët e saj të zeza dhe me gjatësinë e përhershme duke vertetuar se nuk ka bërë asnjë ndryshim në pamjen e saj.

Mesa duket Oriolës nuk i’a bën zemra të eksperimentojë me flokët dhe nuk ka faj!