TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka arritur këto vitet e fundit të konsolidojë karrierën e saj muzikore.
Por fillesat nuk kanë qenë të lehta për Ritën, e cila punën e saj të parë e ka nisur në moshën 16-vjeçare si shitëse në një dyqan atletesh.
Gjatë një interviste të dhënë në Twitter me ndjekësit e saj në rrjete sociale këngëtarja u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj në moshën 16-vjeçare kur ishte shitëse në një dyqan atletesh.
“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë.
Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, – është shprehur Rita.