TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Wizz Air”, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qendrore dhe Lindore, do të fillojë në tetor fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.
Destinacioni me tarifa të ulëta është njoftuar më datë 30 tetor 2018, me tre fluturime javore, të martave, të enjteve dhe të shtunave. Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.
Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 Euro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë. Çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton “Wizz Air”