AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 18:35

Tragjedia që i shokoi të gjithë, i ati vret të bijën dhe veten

Një histori tragjike ajo e vdekjes së një vogëlusheje, vetëm 7-vjeçare, e cila u vra nga duart e të atit, 41 vjeç.

Kayden Mancuso me të atin
Kayden Mancuso me të atin

Ngjarja ka ndodhur në Filadelfia, ndërsa ka qenë njerku i saj i cili pasi ka shkruar ta marrë nga banesa e të atit, të cilin e takonte çdo fundjavë, e ka gjetur atë në katin e parë të banesës, të lidhur me një qeske plastike përreth kokës.4EE74EA200000578-6035509-image-a-10_1533652240418

I ati, të cilin e karakterizonin si njeri të dhunshëm dhe që vuante nga depresioni, pasi kishte vrarë të bijën, kishte vrarë edhe veten e tij.

Kayden Mancuso jetonte me nënën, njerkun dhe dy vëllezërit e saj nga nëna, që prej vitit 2014, ndërsa prej disa muajsh mamaja e saj u ishte lutur autoriteteve që t’ia kalonin kujdestarinë e plotë të vajzës, pasi kishte shprehur frikë nga ish-partneri.

Kayden Mancuso me nënën, njerkun dhe vëllezërit
Kayden Mancuso me nënën, njerkun dhe vëllezërit

4EE7598D00000578-6035509-image-a-16_1533652473109 4EE74E7D00000578-6035509-image-m-9_1533652228206 4EE74E8E00000578-6035509-image-a-3_1533652141260

Njerku i vogëlushes, pak pasi kishte gjetur trupin e pajetë
Njerku i vogëlushes, pak pasi kishte gjetur trupin e pajetë