AKTUALITET, 31 Maj 2019, 22:12

''Rikthehet'' Rexhina Nano, ish gruaja e Fatos Nanos


Rikthehet Rexhina Nano, shoqja e klasës e cila më pas u bë bashkëshortja e parë e liderit historik të PS-së.

Ish-bashkëshortja e parë e Fatos Nanos, e ulur krah zonjës së kryeministrit Rama, Lindës, ishte pjesë e promovimit të librit të ish-zonjës së parë të SHBA-ve, Michelle Obamës.

Si Rexhina Nano, ashtu dhe Linda Rama, të pranishme në promovim ndanë disa mendime nga eksperienca dhe përgjegjësia e zonjave të politikës shqiptare.