TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koncensioni i miratuar nga qeveria për rrugën Milot-Balldre, në vlerën 260 milionë euro ka shkaktuar tërmet në politikën, median dhe shoqërinë shqiptare. Koncensioni do të kalonte pa u vënë re në seancën parlamentare të kësaj të enjte, sikur të mos ishte New24, që e investigoi në mënyrë profesionale dhe e publikoi aferën e madhe ku 1 km autostradë ka çmim 15 milion euro, sa nuk ndodhë kurrësesi në asnjë autustradë në BE apo SHBA.
Nuk vonuan dhe dolën PD e LSI në deklarata shtypi për këtë mega aferë të kryeministrit Rama. Nga Laçi hodhi gjithë bateritë Lulzim Basha, duke e quajtur një koncension kriminal dhe premtoi se do zhbëjë sapo të vijë në pushtet.
Sapo plasi skandali, Taulant Balla, shefi i deputetëve socialistë e spostoi me marifet miratimin e këtij koncensioni në parlament për një datë tjetër. Ndërkohë Edi Rama tek emisioni “Open” në TCH, e mbrojti hapur koncensionin.
Por publiku dhe komentet në rrjetet sociale po pyesin: Pse po hesht ish-kryeministri Berisha?!