AKTUALITET, 31 Maj 2019, 19:41

Basha sulmon Veliajn dhe e krahason me personazhin negativ në romanin David Copperfield

Basha sulmon Veliajn dhe e krahason me personazhin negativ në romanin David

Lulzim Basha sot gjatë një takimi me simpantizant të PD në ish-Kinostudio, ka sulmuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Për Kryeministrin, Basha tha se ësthë një njëri i korruptuar dhe ka marrë bukën e fëmijëve për t’ua dhënë oligarkëve. Ndërsa për Veliajn kishte një krahasim tjetër.

Basha në fjalën e tij nuk e përmendi me emër Veliajn, por në shumë raste tha “ai është Uriah Heep i Bashkisë”. Basha krahasoi kreun e Bashkisë së Tiranës me një personazh negativ të Charles Dickens, në librin e tij David Copperfierd.

Po kush është Uriah Heep?

Uriah Heep është një personazh imagjinar i krijuar nga Charles Dickens në romanin e tij David Copperfield. Heep është një nga antagonistët kryesorë të romanit. Karakteri i tij është i dukshëm për përulësinë e tij, poshtërsinë dhe mospërfilljen, duke bërë referenca të shpeshta ndaj ”bollëkut” të tij. Emri i tij është bërë sinonim i sikopanisë.