LIFESTYLE, 31 Mars 2019, 08:47

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sipas Meteoalb vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh si dhe vranësira të lehta që do të dominojnë në zonën bregdetare.

Përsa i përket ekstremit Verior vranësirat do të jenë të shpeshta.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Era do të fryjë me 30km/h në drejtimin Veriperëndimor, çka do të shkaktojë dallgëzim 2-3 ballë në det.

Temperaturat pritet të kenë një rritje të lehtë. Ekstremi minimal do të jetë 5 gradë Celsius ndërkohë që maksimali pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në këto kushte, për të gjithë ata që kishin planifikuar të dielën e tyre jashtë, moti nuk do t’ia prishë planet.