LIFESTYLE, 31 Mars 2019, 11:08

Martesa e katërt i zgjati vetëm 4 ditë, aktori njofton divorcin: Ishim të dehur

Martesa e katërt i zgjati vetëm 4 ditë, aktori njofton divorcin:

Nicolas Cage ka dhënë lajmin për anulimin e martesës të tij vetëm 4 ditë pas dasmës.

“Ishim shumë të dehur për të kuptuar se çfarë ishim duke bërë”, ky ka qenë shpjegimi që ka dhënë aktori i njohur.

Aktori 55-vjeçar kishte paraqitur dokumentet për martesë me të dashurën e tij 36-vjeçare, Erika Koike. Kjo ishte martesa e katërt e aktorit të Hollivudit, Nicolas Cage.

Martesa e tyre është quajtur si martesa më e shkurtër në Hollywood. Sipas TMZ, disa orë pas celebrimit, çifti u vu re në hotelin ‘Bellagio’ në Las Vegas.

Por sipas mediave Koike po i ulërinte dhe bërtiste 55-vjeçarit.