AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 00:00

Holanda frenon jetën e natës/ Kryeministri: Duhet të ngadalësojmë përhapjen e virusit!

Holanda frenon jetën e natës/ Kryeministri: Duhet të

Holanda ka frenuar jetën e natës dhe muzikën, në një përpjekje për të luftuar një numër në rritje të rasteve të koronavirusit, të nxitur nga varianti shumë i transmetueshëm Delta.

”Duke filluar nga e shtuna, klubet e natës, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga mesnata. Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e shpejtë të virusit dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të veprojnë me kujdes”, njoftoi kryeministri Mark Rutte.

”Sipas vlerësimit të fundit, rreth 7 000 infeksione të reja u regjistruan në 24 orë, rreth shtatë herë më shumë se javën e kaluar”, theksoi kryeministri.

Edhe pse nuk ka një rritje të rasteve të shtruara në spitale, qeveria është jashtëzakonisht e shqetësuar që Holanda po rietiketohet si një zonë e rrezikut të koronavirusit nga vendet e tjera, gjë që do të kufizonte udhëtimet për pushime.