TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar së fundmi në emisionin "BE Coffee" në Tv Klan ishte shefi shumë i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli.
Këto ditë, ai ka bërë bujë të madhe në media për shkak të sjelljes së ashpër me konkurentët në emisionin e gatimit "Hell's Kitchen" dhe videot e tij janë përhapur kudo në rrjet.
Pasi foli rreth emisionit të ri i cili ka thyer rekorde shikueshmërie dhe ka sjellë reagime të ndryshme tek publiku, Renato tregoi gjithashtu edhe në situatë të frikshme të cilën e kishe përjetuar disa kohë më parë në Greqi.
Teksa ndodhej në bankë për të depozituar lekët, dy persona të maskuar janë futur me armë në dorë dhe kanë frikësuar të gjithë të pranishmit, të cilët të tmerruar janë detyruar të futen poshtë karrigeve.
"Është shumë e frikshme, mos të të ndodhë. Kam qenë në bankë që të hidhja lekët e mia dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim të na vijë rradha u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges.
U frikësova patjetër se nxorri dhe pistoletën. Në atë sekond ti nuk mendon asnjë gjë veçse shëndeti dhe nuk e di dhe unë sesi do vejë.
U ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të nxjerr lekët nga xhepi dhe ti fus në brekë."- ka rrëfyer Renato.