LIFESTYLE, 25 Nëntor 2018, 10:43

Aktorja shqiptare habit ndjekësit, del lakuriq nga mesi e lart/ FOTO

Aktorja shumë e dashur për publikun, Monika Lubonja ka ndezur rrjetin me një foto të postuar në Instagram.

Monika ka postuar ditën e sotme një foto lakuriq në profilin e saj në Instagram, ndërsa e ka shoqëruar dhe me një poezi, e cila ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ndjekësve.

" Jam lakuriq.

E hodha pelerinën

Qendisur me thërmiza pushteti.

E hodha te kazani i plehrave

Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.

S’më kish ngrohur kurrë.

I ndarë nga njerëzit me mur,

vetja më dukej në qivur.

S’e di, nëse shpëtova shpirtin!...

S’e di, nëse fitova qetësinë!...

Miq!

Tani jam lakuriq.

Thërmizat e pushtetit

Më ngjajnë si yje

Në qiellin-pelerinë të një nate acar.

(Mijëra,... miljona,... pakëmbë e pakrye)

E prapë

Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë", ka shkruar Monika Lubonja krahas fotos së publikuar.