TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një foshnje, që erdhi në jetë në metronë e Parisit, i është dhënë si “dhuratë” transport falas në sistemin hekurudhor nëntokësor për 25 vitet e ardhshme të jetës së tij.
Fëmija, i identifikuar vetëm si Ousmane, erdhi në jetë të mërkurën mbrëma në një tren që u ndal në stacionin Glaciere në kryeqytetin francez.
Një zyrtar që punonte për RATP, operatori i transportit në Paris, tha:
Shërbimi në Linjën 6 u ndërpre dhe papritur në bord u fut një mjek i cili ndihmoi nënën e vogëlushit që të lindte.”
Vogëlushit Ousmane tashmë i është dhënë një kartë për udhëtim falas, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2043. Djaloshi u lind në orën 10.40 me orën lokale dhe nëna e tij u dërgua në spital vetëm disa minuta më pas.
25 vjet udhëtimi falas është një dhuratë tradicionale nga RATP kur një fëmijë lind në një nga shërbimet e tyre.
Një histori e ngjashme ndodhi në Paris në qershor të këtij viti, kur një djalë tjetër erdhi në jetë në nëntokë në veri të qytetit.