LIFESTYLE, 24 Nëntor 2018, 08:37

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2018

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2018

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë i qëndrueshëm, orët me diell do të mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të ditës në të gjithë territorin, gradualisht prej mesdite vranësirat do të vijnë drejt shtimit.

Sipas Shërbimit Metealb reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mbrëmjes në zonën veriperëndimore në qarqet e Shkodrës, Lezhës e Durrësit. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, pasi temperaturat minimale do të kenë një tjetër rënie të lehtë, më të ndjeshme në zonat malore, ndërsa në mesditë rrymat më të ngrohta me origjinë jugore do të na sjellin një tjetër rritje të vlerave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi 1-18 m/sek. Erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare. Mjegull e dendur në orët e mëngjesit në lugina. Valëzimi në dete parashikohet: forca 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 7/19 diell shi
Kukës 5/12  diell shi
Lezhë 8/18  diell shi
Dibër 5/11  re diell
Durrës 9/21  diell shi
Tiranë 10/21  diell shi
Elbasan 8/20   re diell
Berat 9/22  re diell
Vlorë 9/20  diell shi
Korcë 6/15  re diell
Gjirokastër 9/18  re diell
Sarandë 10/21  re die

TPZ.AL